Këngëtarja e mirënjohur Anjeza Ndoj sjell për fansat një super kolazh

Mediale Vip

Këngëtarja e mirënjohur Anjeza Ndoj sjell për fansat një super kolazh

Më: 17 korrik 2022 Në ora: 19:55
Anjeza Ndoj

Të gjithë e njohin dhe shumë e adhurojnë këngëtaren me zërin e ëmbël dhe jehues Anjeza Ndoj. Si gjithmonë e bukur dhe mjaft e arritur artistikisht Anjeza ka sjellë rreth vetes adhurues të shumtë, të cilët e ndjekin me shumë pasion karrierën e saj. Anjeza Ndoj e lindur dhe rritur në një vend artdashës siç është Puka, u formua me pasionin dhe e talentin nën tingujt e ëmbël të çiftelisë dhe melodive pukjane'.

Ajo ka një larmi këngësh dhe është e pëlqyer së shumti për zërin e saj të kthjellët dhe jehues ashtu si gurrat e bjeshkëve të Pukës. Anjeza është e martuar dhe me familjen e saj jeton në Amerikë, ku vazhdon të sjellë projekte të reja për repertorin e saj, ku në përgjithësi i përket turbo folkut verior.

Ajo së fundi ka sjellë një super kolazh popullor të Malësisë së Madhe, të cilin e ka titulluar "Nër Folete, gjithkush luan ka pak, vallja e Malsisë, me një melodi të bukur të mbushur me elementë tradicionalë të veriut e në veçanti të Malësisë së Madhe që të fton në valle. Kolazhi bëhet edhe më interesant, nga pjesëmarrja e vajzës 5 vjeçare të Anjezës, e cila siç duket do të ecë në gjurmët e Mamit të saj.

E bukur dhe e hijshme ashtu si vetë xhubleta e Malësisë që mban veshur, artistja e vogël edhe pse e lindur në Amerikë, tregon se është bijë e kësaj toke. Anjeza ka treguar se së shpejti do vijë me projekte të reja për të cilat po punon intensivisht për ti realizuar. Deri në realizimin e këtyre projekteve, ne ju ftojmë që në linkun më poshtë të dëgjoni dhe shikoni kolazhin e bukur popullor.BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat