U akuzua për incest nga nipi, Ricky Martin do të dalë në gjykatë më 21 korrik

Mediale Vip

U akuzua për incest nga nipi, Ricky Martin do të dalë në gjykatë më 21 korrik

Më: 18 korrik 2022 Në ora: 08:31
Ricky Martin

Në fillim të këtij muaji, Ricky Martin, mori një urdhër ndalimi pasi u akuzua për dhunë në familje, ndonëse nuk ishte zbuluar identiteti i viktimës akoma.

Ditëve në vijim, ishte vëllai i Rickyt, Eric Martin, ai që identifikoi viktimën e supozuar, nipin e tyre, Dennis Yadiel Sanchez.

Artisti u akuzua nga nipi i tij për incest, gjersa thuhet se lidhja e tyre përfundoi vetëm dy muaj më parë.

Në atë kohë, Ricky i quajti akuzat krejtësisht të rreme me një mesazh që shkroi në llogarinë e tij në Twitter më 3 korrik, ku shkruhej: “Urdhri i mbrojtjes i ngritur ndaj meje bazohet në akuza krejtësisht të rreme, për të cilat unë do të përgjigjem përmes organeve gjyqësore me faktet dhe dinjitetin që më karakterizon”.

Dhe ai shtoi: “Për shkak se është një çështje gjyqësore në vazhdim, nuk mund të bëj deklarata të detajuara në këtë moment. I vlerësoj mesazhet e panumërta solidariteti dhe i marr me gjithë zemër”.

Ricky Martin duhet të dalë në gjykatë më 21 korrik

Që atëherë, ylli nuk ka bërë më asnjë deklaratë për këtë.

Megjithatë, ai duhet të paraqitet në gjykatë në Porto Riko më 21 korrik për gjykimin e tij.

Ndër detaje të tjera, urdhri i ndalimit ndaj këngëtarit sipas ligjit të Puerto Rikos për dhunën në familje e ndalon Ricky Martin të kontaktojë ose të telefonojë paditësin, i cili dyshohet se “ka frikë për sigurinë e tij”.

Ai gjithashtu pretendon se fituesi i ‘Grammy’ dhe Dennis u ndanë dy muaj më parë pas lidhjes së tyre që nisi para shtatë muajve.

21-vjeçari sipas vëllait të Ricky thuhet se vuan nga probleme mendore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat