Artistja Adelina Paloja shkëlqeu në koncertin e Edicionit të 35-të 'Skena Verore e Ulqinit -2022'

Mediale Vip

Artistja Adelina Paloja shkëlqeu në koncertin e Edicionit të 35-të 'Skena Verore e Ulqinit -2022'

Më: 18 korrik 2022 Në ora: 13:14
Adelina Paloja

𝐊𝐨𝐧𝐜𝐞𝐫𝐭 𝐬𝐞𝐦𝐢 𝐑𝐞𝐜𝐢𝐭𝐚𝐥 𝐦𝐞 𝐎𝐫𝐤𝐞𝐬𝐭𝐫𝐞𝐧 𝐞 𝐡𝐚𝐫𝐪𝐞𝐯𝐞 𝐭𝐞 𝐑𝐓𝐒𝐇-𝐬𝐞 𝐧𝐞 me dirigjent Oleg Arapin ka qenë e ftuar në koncertin e Edicionit të 35-te «Skena Verore Ulqinit -2022» organizuar nga Qendra Kulturore e Qytetit në muzeun e Ulqinit në Malin e Zi, raporton nga Ulqini gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Festivali i kulutures i filluar ne 5 korrik qe do zgjase dy muaj, po mbahet mu ne ditet e sezonit veror, kur ne ket qytet gravitojne shume turiste duke pasuruar maredheniet nderkulturore mes shqiptareve ne dy anet e kufirit.

Me rastin e 35-vjetorit jubilat të manifestimit kulturor “Skena Verore -Ulqin” ka marrur pjese edhe solokengetarja e jone e njohur, Adelina Paloja e cila u prezentua nën shoqërimin e Orkestrës së harqeve të RTSH Radio Televizioni Shqiptar, me dirigjent Maestro briliant Oleg Arapi dhe sopranoja e talentuar ulqinake Gjylie Pelingu, me te cilen ka interpretuar se bashku disa nga perlat e arieve vokale-operistike nga literatura e kompozitorëve botërorë dhe kombëtar, njofton gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Instrumentistet nga Shqiperia, ndersa sopranoja Gjulie Pulingu nga Mali i Zi dhe artistja Adelina Paloja nga Kosova te dyja interpretuan pjese te autoreve si Puchini, Dworak, Meskani etj.. bashke me kenge dhe kryevepra te kompozitore tane si “Une biri yt Kosove” nga Fehim Ibrahimi apo “Agime shqiptare” a Avni Mules per ta perbyllur me kengen “Duam me shume Shqiperine”

“Kam emocione te jashtezakonshme sidomos kur shof nje publik nga gjitha viset shqiptare. Po ashtu ishte kenaqesi te njihem dhe te interpretoi me koleget tane nga Mali i Zi dhe Shqiperia per cka publiku u nda i kenaqur me ne…” ka thene solokengetarja e njohur Adelina Paloja per gazeten zvicerane Le Canton27.ch

Muzeu i Kalasë, ku interpetuam në ambient të hapur e bëri edhe më frymëzues dhe të paharruar mbrëmjen koncertale! Ky evenment kulturor tashme tradicional ne Ulqinit është ngjarja më e rëndësishme kulturore shqiptare organizuar ne Malin e Zi, e cila organizohet nga viti 1988.

Skena verore është një manifestim i rëndësisë kombëtare dhe rajonale, manifestimi i vetëm dygjuhësor i këtij lloji në Mal të Zi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat