“Ku je o jetë, po vij”, modelja e twerk-ut e tronditur për vrasjen e Brilant Martinajt, publikon mesazhet private

Mediale Vip

“Ku je o jetë, po vij”, modelja e twerk-ut e tronditur për vrasjen e Brilant Martinajt, publikon mesazhet private

Më: 19 korrik 2022 Në ora: 14:22
Brilant Martinaj

Të shumtë kanë qenë ata personazhe të njohur të cilët kanë reaguar për vdekjen e Brilant Martinajt, i cili humbi jetën ditën e diel në një atentat që iu bë në mbikalimin e Fushë-Krujës.

Pas reperëve Arkimed Lusha (Stresi) dhe (Feronit Shabani) i njohur si Fero, së fundmi ka reaguar edhe Serena Sula.

Modelja e twerk-ut ka publikuar disa mesazhe që ka shkëmbyer me viktimën, teksa ka shprehur keqardhjen për humbjen e shokut të saj.

“Akoma s’më besohet kjo që ka ndodhur. Jam thjesht pa fjalë, tmerr. Ngushëllimet e mia nga zemra familjarëve të vet. Zoti ua lehtësoftë dhimbjen për djalin tuaj të vetëm. Akoma s’më besohet se një shok si ti, një djalë i ri me të gjitha s’është më në këtë botë.

Eh kështu e paska jeta ndonjëherë, qenka shumë e padrejtë. U prehshë në paqe e të ndritë shpirti”, shkruan Serena.

Image
Postimi i Serena Sulos
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat