Brad Pitt i lë të gjithë pa fjalë me veshjen në daljen e fundit

Mediale Vip

Brad Pitt i lë të gjithë pa fjalë me veshjen në daljen e fundit

Më: 20 korrik 2022 Në ora: 18:12
Brad Pitt

Brad Pitt i la të gjithë pa fjalë me një ndryshim rrënjësor në stil. Aktori mori pjesë në një shfaqje në Berlin të filmit të tij të ardhshëm "Bullet Train" të martën, i veshur me një fund ngjyrë kafe të kombinuar me një xhaketë të po së njëjtës ngjyrë dhe me një këmishë lino ngjyrë vjollcë.

Ai e kombinoi pamjen me një palë çizme, duke ekspozuar këmbët e tij dhe disa tatuazhe që i tregon rrallë.

Në fakt, aktori ka shumë tatuazhe, por nuk i tregon shpesh, veçanërisht në tapetin e kuq.

Ai u ka kushtuar tatuazhe fëmijëve, por shumë ia ka dedikuar edhe ish-bashkëshortes Angelina Jolie, përfshirë një shkrim në shpinë të bërë nga aktorja dhe datëlindjen e saj në gjuhën kmere të Kamboxhias në pjesën e poshtme të barkut.

Image
Brad Pitt
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat