Kuptimi që fshihet pas unazave të reja të diamantit të Meghan Markle

Mediale Vip

Kuptimi që fshihet pas unazave të reja të diamantit të Meghan Markle

Më: 21 korrik 2022 Në ora: 15:32
Meghan Markle

Meghan Markle u pa me dy unaza rozë diamanti gjatë udhëtimit të saj në New York këtë javë – si dhe në ‘Trooping the Color’ dhe ‘the Invictus Games’ të muajit të kaluar- dhe rezulton se pas kësaj fshihet një kuptim i veçantë që lidhet me frymën dhe fuqizimin e grave në sport.

“1972 Tennis Pinky Ring”  nga marka e bizhuterive Shiffon me bazë në New York u krijua për të nderuar 50-vjetorin e ‘Title IX’- i cili e bëri barazinë gjinore në arsim një të drejtë civile dhe hapi rrugën për barazinë e grave në sport. Për të shtuar mundësitë për gratë në këtë fushë, 19.72 për qind e fitimeve nga unaza që do të lançohet së shpejti do të shkojë për ‘Fondin e Investimeve të Grave në Sport’.

Unaza e diamantit është një version i përditësuar i stilit “Duet” me dizajn spirale (595 dollarë) që Dukesha e Sussex-it e veshi në kopertinën e ‘Time’ vitin e kaluar, dhe marka solli një pamje të veçantë të koleksionit të saj të ri në ‘The Centrale’ në Manhattan.

Shilpa Yarlagadda, e cila nisi Shiffon nga dhoma e saj e konviktit në Harvard në 2017, u tha të ftuarve– duke përfshirë tenisisten fituese të medaljes së artë olimpike Bethanie Mattek-Sands, yllin e “Dear Evan Hansen”, Laura Dreyfuss, modelen Ashika Pratt dhe Minnie Mills të “The Summer I Turned Pretty” – që të ardhurat nga bizhuteritë e markës së saj tani po mbështesin 12 kompani të themeluara nga femra.

“Ne e projektuam unazën rozë “Duet” të Shiffon Co. për të mbështetur gratë — dhe kaq shumë nga gratë këtu kanë qenë mentoret tona dhe kanë krijuar energjinë e unazës, e cila dhuron 50 për qind të fitimet për të financuar investimet fillestare për themelueset femra,” tha ajo.

Duke shtuar se tenisi ishte sporti i parë që ofroi paga të barabarta për burrat dhe gratë, Yarlagadda ndau entuziazmin e saj për koleksionin e ri të tenisit – i cili do të përfshijë pjesë të tjera së bashku me unazën.

Si një mbështetëse e të drejtave të grave, Dukesha ka zgjedhur të mbështesë markën, e cila ka një mision për të “fuqizuar financiarisht një milion gra në të gjithë globin deri në vitin 2025”.

Markle nuk është e vetmja fanse e famshme e Shiffon; Michelle Obama, Nicole Kidman, Hailey Bieber, Serena Williams, Emma Watson, Mandy Moore, Malala Yousafzai, Shailene Woodley, Laura Dern dhe të tjerë kanë veshur unazën “Duet” ose vathët e markës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat