Kris Jenner, e shqetësuar për veprimet e fundit të Kylie-t

Mediale Vip

Kris Jenner, e shqetësuar për veprimet e fundit të Kylie-t

Më: 22 korrik 2022 Në ora: 08:31
Kylie Jenner

Kris Jenner thuhet se është e shqetësuar për shpenzimet e tepruara të vajzës së saj Kylie, thonë burimet për The Post.

“Kylie ka shpenzuar aq shumë saqë pasi bleu avionin, nëna e saj duhej të ndërhynte dhe t'i thoshte të ngadalësonte,” tha një burim i brendshëm.

Kjo vjen pasi Kylie u përball me kritika të ashpra online, pasi tregoi avionin e saj privat prej 72 milionë dollarësh në mediat sociale. Të premten 24-vjeçarja postoi në Instagram një foto të avionit të saj të parkuar pranë avionit të partnerit Travis Scott, me mbishkrimin: "Dëshiron të marrim timin apo tëndin?"

Më pas, Kylie u kritikua si e pandjeshme për krizën botërore dhe ndryshimet klimatike me të cilat po përballet bota sot, për shkak të një fluturimi 17-minutësh me avionin e saj privat për një udhëtim që do të kishte zgjatur vetëm 39 minuta me makinë. Ajo madje udhëtoi 30 minuta vetëm për të hipur në aeroplanin e saj.

Ndërsa Kylie vazhdon të shpenzojë qindra miliona për stilin e saj luksoz të jetesës, burimet thonë se nëna e saj është e shqetësuar.

“Kris po e kërkon që ajo të jetë më e përgjegjshme me paratë e saj, të bëjë investime të mençura. Por Kylie është 24 vjeç, ajo ka markën e saj dhe bën çfarë të dojë”, tha burimi i brendshëm.

Në fund të fundit, Kylie është e pavarur e di vetë çfarë bën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat