“Unë kam një defekt të vogël”, Fifi flet hapur dhe befason me ato që tregon

Mediale Vip

“Unë kam një defekt të vogël”, Fifi flet hapur dhe befason me ato që tregon

Më: 24 korrik 2022 Në ora: 08:57
Filloreta Raçi (Fifi)

Pasioni i madh për muzikën, nuk e ka lënë të dorëzohet artisten Filloreta Raçi edhe pse është përballur me sfida të mëdha gjatë kohës para se të bëhej e famshme.

Ajo tregoi në “A Live Night”, që ishin pikërisht këto vështirësi që e bënë atë të jetë aty ku është sot.

Fifi: Ku kam shkuar e kam pasur mamin pas vete. Të gjitah llojet e kompeticioneve që kam marrë pjesë i kam thënë vetes “Fif mundesh me e provu se ndoshta bëhesh një ditë, njerëzit do të pranojnë”. Mamin e kisha pas vetes që më thoshte do të bëhesh një ditë. Mos të kishte qenë kthimi nga Gjermania, kompeticionet, dështimet e  njëpasnjëshme, studiot që nuk kanë besuar që mund të bëhem një ditë, mos të kishin qenë këta njerëz që më thonin s’do të bëhesh kurrë, je e shëndoshë duhet të dobësohesh, unë nuk do të isha bërë kurrë kjo që jam sot. Unë kam një defekt të vogël fare, duhet të kem inat që të bëj diçka. Nëse i kam punët në terezi nuk më shijon ta bëj diçka.

Sa kam qenë një “ghost” artist nëpër studio, ishte e rëndë për mua por thoja që artistët do të marrin vesh kush jam unë. Prapë e shihja që s’kishte asnjë lëvizje, mora pjesë nëpër “Top Fest-e”. Prapë rrija në vend nuk ngrihesh. E mbaj mend veten me biçikletë, nga ora tre pasdite deri në katër të mëngjesit shkoja në shpi nga studiot. Mbaroja mësimin në orën 3 në fakultet sepse kam studiuar për regji teatri. Ishte një byrektore studenti atë kohë, unë blija gjysmë byreku se s’kisha lekë të merrja një të plotë dhe e haja në biçikletë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat