Morena Taraku shfaqet provokuese dhe joshëse në bikini

Mediale Vip

Morena Taraku shfaqet provokuese dhe joshëse në bikini

Më: 24 korrik 2022 Në ora: 18:22
Morena Taraku

Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Morena Taraku, është shumë e komentuar për paraqitjet e saj në rrjetet sociale.

Shpesh, ajo ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme, ku në të shumtën e rasteve nuk mungojnë edhe postimet provokuese.Së fundmi, Taraku publikoi për ndjekësit e saj në Instagram një fotografi, ku dukej mjaft tërheqëse në bikini të bardha.

Ajo vuri në pah barkun e saj të sheshtë dhe ngjyrën e marrë nga rrezet e diellit përgjatë këtij sezoni.

Ndërkohë edhe në InstaStory, ajo publikoi një fotografi tërheqëse në bikini të gjelbra, duke vënë në pah linjat e saj trupore, të cilat vijnë si rezultat i përkushtimit në palestër.Kjo paraqitje e modeles dhe këngëtares vjen pak kohë pasi ajo njoftoi se qeni i saj, Moi, kishte ngordhur.

Ajo nuk i kurseu disa fjalë prekëse për kafshën e saj shtëpiake, e cila ishte kthyer në një prej qenieve të saj më të dashura viteve të fundit.

Image
Morena Taraku

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat