A bëhet xheloze gruaja kur puth të ftuarat në emision? Arian Çani e thotë troç

Mediale Vip

A bëhet xheloze gruaja kur puth të ftuarat në emision? Arian Çani e thotë troç

Më: 26 korrik 2022 Në ora: 12:18
Arjan Çani duke puthur të ftuarat në emision

Gazetari Arjan Çani ka treguar nga studio e ‘Të Paekspozuarit’ fillimet e emisionit të tij Zonë e Lirë për të cilin tha se tashmë mbyll vitin e 19.

Teksa shprehet se nuk është lodhur fare duke e bërë këtë punë, ndalet dhe tek puthjet që u jepte këngëtarëve dhe balerinave që ftonte dhe se bashkëshortja e tij nuk mërzitej sepse e njihte mirë natyrën e tij.

“Zonë e lirë 19 vjet emision, ka nisur te TVA në 2003,pastaj kam kaluar te Vizion Plus dhe nga për më shumë se 10 vjet te Klani. Por nuk jam lodhur fare. Ndodhte që në emision të puthja këngëtare dhe balerina, por gruaja nuk mërzitej sepse qëkur më ka njohur e dinte që isha natyrë provokuese. Varet se si mësohesh me një njeri, mbi të gjitha kur unë nuk e fsheh fytyrën time.

Është gjë e bukur kur të mbajnë në gojë, është një perlë, mrekulli. Ka shumë njerëz që paguajnë për këtë gjë.”, u shpreh Çani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat