Kate Moss flet për fillimet e vështira si modele: Ata luajtën me brishtësinë time

Mediale Vip

Kate Moss flet për fillimet e vështira si modele: Ata luajtën me brishtësinë time

Më: 27 korrik 2022 Në ora: 16:28
Kate Moss

Supermodelja britanike Kate Moss ka zbuluar disa të pathëna të së kaluarës nga karriera e saj e modelingut, në një intervistë të rrallë për “Desert Island Discs” të BBC-së.

Moss, e cila ka rrëfyer më parë se urren të flasë me median, u hap për prezantuesen Lauren Laverne për përvojat e dhimbshme që ka kaluar në industri.

Xhirimet ikonë që ndihmuan në përcaktimin e karrierës së saj ishin shpesh "të vështira dhe të dhimbshme" prapa skenave, sipas Moss. Ndërsa xhironte fushatën e rëndësishme të të brendshmeve të Calvin Klein në vitin 1992, me Mark Wahlberg, Moss i tha Laverne se ndihej "e dobët dhe e frikësuar".

“(Wahlberg) ishte shumë macho dhe gjithçka rrotullohej rreth tij, ai kishte një shoqëri të madhe”, tha Moss. "Ata luajtën me brishtësinë time," shtoi ajo duke iu referuar personave me pushtet në industri. “Isha mjaft e re dhe e pafajshme”.

Moss, e cila e nisi karrierën në moshën 14-vjeçare, foli gjithashtu për raste të tjera në të cilat mosha e saj u përdor kundër saj. Ajo tha se fotografët i kishin ushtruar presion për të treguar më shumë lëkurë seç duhej - përfshirë edhe fotografimin topless.

Ndërsa në vitin 2005, kur një tabloid britanik publikoi foto të Moss që dukej se merrte kokainë, modelja i tha Laverne se "ndihej e sëmurë dhe ishte mjaft e zemëruar", duke shtuar se nuk kishte marrë kurrë kokainë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat