Sara Hoxha i futet televizionit: Së shpejti në Top Channel

Mediale Vip

Sara Hoxha i futet televizionit: Së shpejti në Top Channel

Më: 28 korrik 2022 Në ora: 00:33
Sara Hoxha

Sara Hoxha ka dhënë sot intervistën e parë të mirëfilltë përpara kamerave.

Partnerja e reperit Ledri Vula ishte e ftuar në “Goca dhe gra”, ku tregoi se nuk i ka pëlqyer asnjëherë intervistat pasi ndihet në siklet, por një intervistë me Armina Mevlanin nuk e refuzoi dot. Gjatë bisedës, Sara zbuloi se do t’i futet televizioni dhe shumë shpejt mund ta shohim në Top Channel.

Armina u bë kurioze për të zbuluar më shumë, por Sara nuk preferoi ta zbulonte duke u treguar edhe pak superstizioze.

E vetmja gjë që zbuloi është se nuk bëhet fjalë për “Big Brother VIP”, por për një tjetër projekt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat