Dasmë së shpejti? Mariza Ikonomi flet më në fund!

Mediale Vip

Dasmë së shpejti? Mariza Ikonomi flet më në fund!

Më: 28 korrik 2022 Në ora: 00:34
Mariza Ikonomi

Këngëtarja Mariza Ikonomi pak kohë më parë ka zbuluar se është në një lidhje dashurie. Teksa ajo shijon historinë e saj, dolën edhe thashethemet se shumë shpejt do të kemi dasmë. Po ajo vetë çfarë thotë?

“Besoj që martesa me personin e duhur nuk është asnjëherë gabim. Mua nuk më frikson por edhe nuk jam nga ata që vdiqa për t’u martuar. Unë i dua festat. E rëndësishme është se si ndihesh me njëri-tjetrin pastaj këto gjërat janë të bukura dhe mund të mbetet një kujtim por nuk është gjithçka,”, tha Mariza në një intervistë për Top Albania Radio.

Ajo nuk la pa zbuluar se këngën e fundit ia ka dedikuar partnerit të saj duke thënë se ndihet vërtetë e dashuruar.

“Në fakt kjo ka qenë një nga këngët që ne ia kemi kushtuar njëri-tjetrit, ose unë ia kam kushtuar atij. Muzika edhe teksti është frymëzuar prej tij. E kemi kënduar shumë shpesh bashkë.  Kishte një ‘vibe’ shumë të mirë. Kjo është kënga e parë që unë i kam kushtuar dhe shpresoj që të vazhdoj t’ia kushtoj sepse nuk ka gjë më të bukur sesa të frymëzohesh nga dashuria. Unë vërtet ndihem e dashuruar dhe e lumtur.”

Në fund të fundit, kjo ka rëndësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat