Dasmë në horizont? Einxhel i propozon Dj Dagz

Mediale Vip

Dasmë në horizont? Einxhel i propozon Dj Dagz

Më: 28 korrik 2022 Në ora: 15:45
Einxhel Shkira dhe DJ Dagz

Dyshja Einxhel Shkira dhe DJ Dagz po vazhdojnë të shijojnë romancën që krijuan në shtëpinë e famshme të Big Brother VIP dhe janë pothuajse të pandashëm.

Einxhel Shkira ka postuar një status ku tregon se do martohej me dikë që thotë fjalët që ajo do dëshironte dhe duket se partneri i saj Dj Dagz i plotëson këto kushte.

Prandaj Einxhel ka zgjedhur t’i propozojë vetë e para, si Elsa e Pallatit 176.  “DJ Dagz marry me”, shkruan ajo dhe përgjigja e dj Dagz nuk ka vonuar: “S’jam dhe aq i mirë jo. A këtë “marry me” s’e mendojmë as 2 herë”.


“Tani mund të them që jam grua me fat. P.s: Zemra bëhu gati për Maldive se do të çoj në muaj mjalti”, ia kthen Einxhel.

Tani që po përflitet se do të bëhen edhe prindër së shpejti besojmë se edhe dasma s’do të jetë e largët.

Image
Foto nga instagrami

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat