Çfarë ere mban Meghan Markle? Na e zbulojnë dy parfumet që përdor ajo!

Mediale Vip

Çfarë ere mban Meghan Markle? Na e zbulojnë dy parfumet që përdor ajo!

Më: 28 korrik 2022 Në ora: 21:35
Meghan Markle

A nuk jeni dhe ju kurioz të dini çfarë parfumi përdor dukesha Meghan Markle? Epo ja tani e kemi përgjigjen. Markle është shprehur se i pëlqen të ndryshojë parfumet shpesh, pra një e përdor gjatë ditës e tjetrin në mbrëmje. Dukesha ka dy parfume të preferuar dhe janë Wood Sage & Sea Salt Deco dhe Wild Bluebell Cologne, nga marka britanike Jo Malone.

Wood Sage & Sea Salt përshkruhet si një aromë e butë, delikate, e freskët në sipërfaqje, por me kalimin e kohës bëhet më e ëmbël dhe nota kripe deti si vetë emri.

Ndërsa Wild Bluebell Cologne përshkruhet si një aromë me lule të egra, e përzier me nota gjethesh të freskëta, ëmbëlsi balsamike e sythave pikante të karafilit dhe një theks delikate vesë. Një notë qumështi-pjeshke me nuanca të pastra dhe kremoze.

Image
Meghan Markle

Kuriozitet: Kate Middleton gjithashtu përdor parfum nga marka Jo Malone. Orange Blossom është parfumi që përdor Kate dhe përshkruhet si një aromë me përbërës kompleks, që të jep ndjesinë e aromës së luleve dhe në të  njëjtën kohë një aromë freskie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat