Kolegë prej vitesh, Manuela Arcuri tregon arsyen pse Gabriel Garko s’i shkoi në dasmë

Mediale Vip

Kolegë prej vitesh, Manuela Arcuri tregon arsyen pse Gabriel Garko s’i shkoi në dasmë

Më: 29 korrik 2022 Në ora: 08:30
Manuela Arcuri dhe Giovanni Di Gianfrancesco

Manuela Arcuri dhe Giovanni Di Gianfrancesco u martuan në Kështjellën Odescalchi në Bracciano. Giovanni dhe Manuela janë bashkë prej 10 vitesh dhe në vitin 2014 çifti solli në jetë fëmijën e tyre të parë, Mattia. Gjatë një interviste të gjatë për revistën e drejtuar nga Alfonso Signorini, Chi, aktorja ka rrëfyer emocionet e përjetuara gjatë ceremonisë dhe ka shpjeguar edhe arsyet e mungesës së Gabriel Garkos:

“Ai nuk ishte i ftuar. Me kalimin e viteve kemi punuar shumë bashkë, por më pas nuk jemi parë e dëgjuar më me njëri-tjetrin, nuk e kemi ftuar njëri-tjetrin në ditëlindje apo festa. Doja të kishte njerëz të dashur që më kanë treguar miqësi ndër vite dhe që e duan Manuelën”, -u shpreh aktorja.

Arcuri shpjegoi edhe pse Alfonso Signorini nuk ishte prezent:

“Alfonso Signorini kishte tashmë angazhime prej disa kohësh. Ai është një shok i dashur, e njoh prej shumë vitesh dhe e di që zemra e tij ishte me ne”.

Sa i përket muajit të mjaltit, aktorja tha se e kanë shtyrë për natën e Vitit të Ri, kur do të udhëtojnë për në Amerikën e Jugut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat