“Noizy të q*fsha robt”/ E ofendoi në rrjetet sociale dy ditë pasi i kërkoi falje, Cllevio pendohet përsëri

Mediale Vip

“Noizy të q*fsha robt”/ E ofendoi në rrjetet sociale dy ditë pasi i kërkoi falje, Cllevio pendohet përsëri

Më: 29 korrik 2022 Në ora: 23:09
Noizy dhe Cllevio

Drama mes Noizyt (Rigels Rajkut) dhe Cllevios (Kleviol Ahmetit) vijon. Pa kaluar dy ditë nga kërkim-falja e Cllevios ndaj Noizyt, po përsëritet e njëjta skemë: Cllevio ofendon sërish reperin në rrjetet sociale dhe më pas pendohet.

Ai ka qenë duke parë një video të një personazhi të njohur të rrjeteve sociale me emrin Izet dhe në atë moment ka shpërthyer ndaj Noizyt, duke thënë: “O Noizy të q*fsha robt!” (KLIKO). Por Cllevio duket se sërish është penduar, duke bërë një reagim publik në rrjetet sociale.

Ai ka publikuar në InstaStory një foto të lokalit të Noizyt, që vetë reperi kishte ndarë në profilin e tij. Krahas fotos së marrë nga profili i Noizyt, Cllevio shkruan: “Po unë a do vi të ulem ndonjë ditë aty, apo se meritoj?”, shoqëruar me një emoji të mërzitur. Storyn, Cllevio e ka shoqëruar me këngën e Noizyt “E bardha jeshile.”

Ndërkohë Noizy nuk ka reaguar ende as për ofendimet që bëri Cllevio ditën e djeshme, dhe as për këtë postim të fundit.

Videoja ku Cllevio shau përsëri Noizyn ka shkaktuar shumë polemika në rrjet teksa i menjëhershëm ka qenë reagimi i një tjetër personazhi të njohur në rrjetet sociale. Aleks Vishaj është mik me Cllevion dhe Noizyn dhe nxiti pajtimin e tyre. Madje ai foli në emër të Cllevios duke thënë: “I kërkojmë ndjesë Noizyt. Nga sot e mbrapa nëse na pret në besë(Cllevio), do na presë neve asnjë tjetër. Mbase shokë nuk bëhen por Cllevio nuk do ia përmend më emrin. E ka kuptuar edhe vetë se ka bërë shumë gabime. Duhet të bëjë edhe një story ta shohin të gjithë. Sot e mbrapa nuk do e dëgjoni të flasë më keq për të.”

Në një video në rrjetet sociale ai shprehet i zhgënyer nga Cllevio për të cilin thotë se nuk ka çfarë të bëjë më. “Po u futa më live me Cllevion hajdeni më shani sa të doni. Nuk kam çfarë të bëj. Nuk është vëllai im. Nuk mund të flasë më kurrë mirë për të. Unë e kam ditur se është djalë i mirë. Po tani nuk ka më punë me të, le të shohë punët e veta dhe mos të më ngatërrojë më mua.”

Gjithashtu, ka pasu një reagim edhe nga Stresi i cili e paralajmëron Cllevion të rrijë mirë e mos të rrijë duke argëtuar disa fëmijë në Tik Tok. Ai e cilësoi atë si ‘qen pazari’ dhe ‘besprem’. “Rri mirë po të them, sillu mirë. Idiot! Në vend që të mbarosh arrestin e shtëpisë e të bësh lekë të ecësh para ke zgjedhur një jetë mizerje. Na ke pasur në krah për çdo gjë deri në momentin e fundit. Të erdha të thash po vi të takoj, po po vi për mirë që t’i mbyllim muhabetet. Ti je duke argëtuar disa fëmijë aty në TikTok. Bo kot aty në TikTok sikur ça je duke fituar. Rri aty me gisht të thyer me qenin, Gangon. Ofendon njerëzit, i nxjerr foton e gruas dikujt tjetër e shan. Nuk po të kuptoj mo vëlla. Por mos bëj gabim me i marrë gjërat për dobësi. Se nuk i han kujt se kush je. Të kanë respektuar e gjithë Shqipëria. Disa prej meje, disa prej Aleksit,”-shprehet Stresi.

Deri tani nuk ka patur asnjë reagim nga Noizy. Para dy ditësh krej papritur Cllevio vendosi të qetësojë gjakrat me të duke u shprehur se çdo gj% ka mbetur në të kaluarën. Në një status Noizy shkruante se Cllevio përmes live të tij argëtonte thjesht fëmijët dhe ata që ai i quan njerëz me smirë. Ai i thotë të harxhojë energjinë duke bërë art dhe këngë.  “Uroj të qetësohesh sepse përveç vetes dhe tënde ke marrë në qafë gjithë familjen dhe miqtë e tu të afërt që thua se i do shumë. Janë shumë me zemër të ngrirë se çfarë do broçkollisësh ti në live e radhës duke argëtuar kalamajtë dhe njerëzit me smirë në Internet. Sepse të jesh i sigurt që njerëzit e mëdhenj dhe të hajrit nuk të ndjekin kur ti vetëm shan dhe ofendon. E di pse? Se nuk është ndonjë gjë e bukur dhe e rrallë. A ke mundësi të bësh art? Pasi dy këngë tu bënë të famshme.”- shkruante Noizy.

Ai po ashtu i bëri edhe një dhuratë Cllevios duke u dërguar në shtëpi disa rroba nga koleksioni i tij.  Në momentin kur mori dhuratën, Cllevio ishte live në Instagran, ku tregoi se një postier i kishte sjellë një pako nga Noizy. Dhurata që reperi i kishte dërguar ishin disa artikuj nga marka e tij e veshjeve, të cilët Cllevio i hapi gjatë live-it në rrjetin social pas këmbënguljes së shokëve të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat