Sara Hoxha kërkon publikisht bashkëpunim mes Ledri Vulës dhe një prej ish-partnereve të tij

Mediale Vip

Sara Hoxha kërkon publikisht bashkëpunim mes Ledri Vulës dhe një prej ish-partnereve të tij

Më: 29 korrik 2022 Në ora: 23:48
Sara, Ledri dhe Dua

Sara Hoxha jo vetëm që nuk është xheloze për ish-partneret e Ledri Vulës, por nuk do ta kishte aspak problem që reperi të kishte një bashkëpunim me ta.

Kështu ka deklaruar vetë partnerja e Ledrit gjatë një interviste për “Prive”, kur u pyet se me kë do të dëshuironte që reperi të bënte një bashkëpunim.

Ajo nuk hezitoi të thoshte emrin e Dua Lipës teksa shtoi: Do doja shumë që të kishin një bashkëpunim bashkë. Kur e takova vjet nuk ishte sikur po takoja Dua Lipën një superstar. Ishte shumë njeri me këmbë në tokë, ajo dhe familja e saj”

Ledri Vula dhe Dua Lipa nisën të frekuentoheshin në vitin 2013- të, kur këngëtarin nga Kosova e njihnin të gjithë, ndërsa Dua po tentonte të çante në tregun e vështirë britanik. Ata i kemi parë disa herë bashkë nëpër rrjete sociale, por lidhja e shumëpërfolur nuk zgjati shumë.

Verën e kaluar teksa ndodhej në Tiranë Dua u takua me partneren dhe vajzën e Ledrit teksa të gjithë publikuan foto gjatë takimit në rrjetet sociale, duke habitur jo pak fansat e tyre.

Ledri Vula u pyet në një intervistë të dhënë më parë nëse është bërë pishman që i ka dhënë fund lidhjes me Dua Lipën pasi me të mund të kishte mundësi për zgjerimin e karrierës jashtë vendit.

“Unë dua të mbetem në tregun tonë, po të doja do kisha bërë bashkëpunime me të jashtmit, por unë vazhdoj të bëj këngë me kolegë, s’dua të jem larg familjes”, tha Ledri.

Vite më parë u tha se ndarja mes Dua Lipës dhe Ledrit erdhi si pasojë e angazhimeve të reperit, por cilado të ketë qenë arsyeja e vërtetë, ndarja ka ndodhur në paqe, nisur edhe nga fakti që prindërit e tyre vazhduan të ruanin një marrëdhënie shumë të mirë. Nga ana tjetër edhe Sara ka thënë se ndihet shumë rehat me veten dhe nuk ndikohet nga e shkuara e Ledrit.

Një tjetër ish-partnere oër të cilën Sara i ka dhënë ‘leje’ Ledrit për bashkëpunim është edhe Dafina Zeqiri. I pyetur se për cilën këngëtare shqiptare është bërë xheloze partnerja e tij, me të cilën ka një vajzë, Ledri dha disa kohë më parë një përgjigje që nuk e prisnim.

“Kur Sara më ka lënë të bëj këngë me Dafinën për të tjerat nuk bëhet xheloze”, tha ai, duke shkaktuar brohoritje në sallë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat