Paska më keq se thyerja e zemrës, i ndodhi Ronela Hajatit

Mediale Vip

Paska më keq se thyerja e zemrës, i ndodhi Ronela Hajatit

Më: 30 korrik 2022 Në ora: 06:58
Ronela Hajati

Ronela mendon se një zemër e thyer nuk është asgjë para asaj që i ka ndodhur.

Këngëtarja ka publikuar në Instastory një foto ku tregon se i është thyer thoi dhe e krahason me dhimbjen e një zemre të thyer.

“Ke një zemër të thyer? Po vuan? Provo të thyesh një thua”, ka shkruar Ronela.

Image
Postimi i Ronela Hajatit

Këngëtarja ka qenë aktive këtë verë me këngë dhe vetëm pak ditë më parë publikoi videoklipin “Valle”. “Caramel” dhe “Papi chulo” janë dy këngë të tjera që Ronela ka sjellë këtë verë.

“Caramel” është kënga e parë që Ronela publikoi në gjuhën italiane pas famës që mori në vendin fqinj kurse “Papi chulo” erdhi në bashkëpunim me Mato Lalen dhe pati shumë sukses duke u dëgjuar kudo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat