Capital T publikon duetin me Anxhela Peristerin dhe Mandin

Mediale Vip

Capital T publikon duetin me Anxhela Peristerin dhe Mandin

Më: 30 korrik 2022 Në ora: 15:47
Capital T

Është lansuar një tjetër bashkëpunim muzikor nga tre artistë të famshëm shqiptarë.

Reperi Capital T ka bashkuar forcat me këngëtaren Anxhela Peristerin dhe Mandin Nishtullën.

Të tre artistët kanë lansuar këngën me titullin “Habibi” që është kompletuar edhe nga ana vizuale.

Për muzikën dhe aranzhmani është kujdesur Irkenc Hyka, për tekstin Anxhela Peristeri dhe Capital T.

Ndërkohë, miksimi dhe masterizimi u realizua nga Jojo, teksa puna për videoklipin iu besua “Max Producion”.

Kënga tashmë gjendet në kanalin zyrtar të Capital T në YouTube dhe të tjera platforma e që padyshim do të mirëpritet nga fansat e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat