Elgit Doda sjell këngën e re “Nuk muj”

Mediale Vip

Elgit Doda sjell këngën e re “Nuk muj”

Më: 30 korrik 2022 Në ora: 17:32
Elgit Doda

Artisti nga Shqipëria, Elgit Doda, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor të titulluar “Nuk muj”.

Kënga është publikuar tanimë në YouTube dhe është kompletuar edhe nga ana vizuale.

Siç njihet për stilin e tij muzikor, këngëtari edhe kësaj radhe erdhi me një projekt të tillë në të cilin ka përfshirë si tematikë dashurinë.

Teksti është shkruar nga vet Elgiti në bashkëpunim me Romeon, kurse për miksimin dhe masterizimin u përkujdes Marenglen Boja.

Videoja ndërkohë u realizua nga Fullmoon Production.

Elgiti këtë vit ka qenë në vëmendje për shkak të projekteve të veçanta që ka sjell.

Ai bashkë me vëllezërit Veshaj, Donaldin dhe Romeon, po vazhdojnë të jenë të angazhuar edhe me koncerte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat