Vajza e madhe e Ben Affleck duket gjithmonë e më shumë si një kopje e nënës së saj

Mediale Vip

Vajza e madhe e Ben Affleck duket gjithmonë e më shumë si një kopje e nënës së saj

Më: 30 korrik 2022 Në ora: 20:13
Ben Affleck, Violet Affleck

Violet Affleck i ngjan jashtëzakonisht mamasë së saj. Ajo është vajza e madhe e Ben Affleck dhe Jennifer Garner dhe mbushi 16 vjeçe dhjetorin e kaluar. Sa më shumë rritet, aq më shumë i ngjan nënës së saj.

Fansat u befasuan nga kjo foto, jo vetëm për shkak të dashurisë që ndihet në ajër mes Affleck dhe Lopez-it, por edhe për faktin se sa shumë ngjason profili i Violet me atë të nënës së saj.

Ngjashmëria është bërë edhe më e habitshme nga prerja e flokëve të Violet, që duket si modeli që Garner mban prej kohësh.

Jennifer Garner dhe Ben Affleck kanë edhe dy fëmijë të tjerë: Samuel dhe Seraphina.

Lopez dhe Affleck u bashkuan me fëmijët e tyre në Paris, Francë, ku në disa foto në një varkë ata dukeshin të shoqëruar nga Violet, si dhe Emme e Max, të cilët janë fëmijët e Lopez me Marc Anthony.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat