Skena +18?/ Çfarë po paralajmëron Fifi në projektin e radhës

Mediale Vip

Skena +18?/ Çfarë po paralajmëron Fifi në projektin e radhës

Më: 30 korrik 2022 Në ora: 23:56
Filloreta Raçi

Këngëtarja Filloreta Raçi, e njohur thjesht si Fifi, është vendosur shpesh në qendër të vëmendjes jo vetëm për shkak të projekteve të saj muzikore por edhe për jetën e saj personale.

Ajo është mjaft aktive me koncertete dhe projekte dhe shoqërohet kudo nga partneri i saj Adis Patushi. Ky i fundi ka publikuar në  ‘Instastory’ një foto nga montazhi i projektit të ri, të cilën Fifi e ka ripostuar, duke treguar se shumë shpejt ajo do të sjellë diçka të re, e cila do të titullohet “365”. Në foton e publikuar Fifi duket mjaft sensuale e veshur e tëra me të kuqe, ndërsa mban edhe një maskë në sy. Nisur edhe nga titulli i këngës, ky pritet të jetë një projekt mjaft i nxehtë nga ana e këngëtares.

E ftuar në “A Live Night”, Fifi ka zbuluar gjëndjen e saj emocionale kur ka shkruar dy këngët e saj më të dashura për publikun “Diell” dhe “Hëna”, ndërsa nuk ka la pa përmendur dhe dashurinë e madhe që ka për partnerin e saj Adis Patushin.

“Më pas kam filluar të shkruaj këngë me përjetimet e mia, por përsëri të hiperbolizuara. Nuk ka qenë 100% siç e kam shkruar. Deri te kënga “Diell”, që ishte një këngë e shkruar me ndjesitë momentale. Kur e kam shkruar këngën “Diell” jam ndjerë e humbur totalisht. Më dukej vetja që nuk kishte botë tjetër përveç atyre mureve.

 Nuk kisha motiv të thoja asnjë fjalë. Nuk kisha laps dhe letër. Lutesha për një laps dhe letër, derisa ma lanë. E dyta këngë që jam 100% te ajo është “Hana” që është një përjetim 100%, nuk kam hiperbolizuar. Të dyja janë super të sinqerta.

Deri te Adisi kam menduar që kam dashur, por nuk e dija çfarë ishte dashuria. Tani e kam kuptuar çfarë është dashuria. Tani nuk di çfarë të them. Kjo është dashuria, mos të dish çfarë të thuash. Tani më ka bërë zemra ‘bam’ për herë të parë”,- rrëfeu këngëtarja.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat