Do të performojë në “Sunny Hill”, këngëtari nga Kosova tregon pse zgjodhi Tiranën dhe jo Prishtinën

Mediale Vip

Do të performojë në “Sunny Hill”, këngëtari nga Kosova tregon pse zgjodhi Tiranën dhe jo Prishtinën

Më: 31 korrik 2022 Në ora: 07:46
Këngëtari Dren Abazi

Këngëtari Dren Abazi prej vitesh ka treguar se ka një stil tijin në të bërit muzikë, duke qëndruar ndër më të pëlqyerit për publikun dhe duke mos e ‘tradhtuar’ zhanerin e tij.  

Ai ka zbuluar se do të jetë pjesë edhe e festivalit të shumëpritur “Sunny Hill”, që do të mbahet në Prishtinë dhe në Tiranë. Por këngëtari kosovar, ka preferuar që këtë vit të marrë pjesë në festivalin që do të zhvillohet në Tiranë, teksa shpjegoi edhe arsyet.

“Do jem pjesë e Sunny Hill kam qenë edhe tek eidicioni i parë. Kam qenë në Prishtinë tani do jem në Tiranë. E zgjodha Tiranën me dëshirë sepse doja të sillja diçka tjetër. Unë i shoh si vend të vetëm, Tirana është metropol sepse është qytet më i madh dhe Tranën e shoh si kryeqytetin e gjithë shqiptarëve”- tha ai gjatë një interviste për “Pushime on Top.”

Gjithashtu ai kritikoi edhe bashkëpunimet e kolegëve të tij. Pasi u pyet nëse do të bëjë një bashkëpunim me ndonjë artist tjetër, ai dha edhe një mendim për artistët e tjerë shqiptarë dhe projektet që kanë lançuar gjatë verës.

“Nuk e shikoj të domosdoshëm. Bashkëpunimi këtu është banalizuar pak. Po shikoj që artistët po nxjerrin më shumë bashkëpunime se sa këngët e tyre. Unë nëse vjend ndonjë bashkëpunim pse jo”– tha Dreni.

Dreni është treguar gjithmonë i rezervuar për jetën private dhe deri më sot nuk ka bërë asnjë lidhje publike. Ai është shprehur se ka dashur gjithmonë që njerëzit të fokusohen tek karriera dhe jo tek jeta personale e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat