Bardhi dhe Alketa së shpejti edhe me një tjetër bashkëpunim

Mediale Vip

Bardhi dhe Alketa së shpejti edhe me një tjetër bashkëpunim

Më: 31 korrik 2022 Në ora: 09:58
Bardhi dhe Alketa

Rap-artisti nga Kumanova, Bardhi, ka paralajmëruar një tjetër projekt të ri muzikor.

Bëhet fjalë për një këngë, të cilën do ta sjellë së shpejti në bashkëpunim me artisten Alketa Turkaj.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi të shpërndarë me fansat në Instagram, aty ku Bardhyl Idrizi (emri i vërtetë) numëron mbi 150 mijë njerëz.

“Mi Amor, çka po lyp te zemra jem?. Së shpejti”, ka shkruar ai.

Projekti duket të jetë realizuar në studion e tyre SBS Entertainment nga Çelik Lipa.

Bardhi këtë kohë po vazhdon të jetë mjaft i angazhuar edhe me koncerte e mbrëmje të ndryshme muzikore.

Alketa dhe Bardhi deri më tani numërojnë disa bashkëpunime që rezultuan të suksesshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat