E lumtur për ish-in! Jennifer Garner i dërgon dhuratë për dasmën Ben-it dhe J.Lo-s

Mediale Vip

E lumtur për ish-in! Jennifer Garner i dërgon dhuratë për dasmën Ben-it dhe J.Lo-s

Më: 31 korrik 2022 Në ora: 10:54
Jennifer Garner, Ben Affleck dhe Jennifer Lopez.

Jennifer Garner është e lumtur për Ben Affleck (ish-partnerin e saj) dhe Jennifer Lopez.

Ajo ishte një nga të parët që uroi çiftin për dasmën dhe madje u ka dërguar një dhuratë.

“Garner uroi Ben dhe JLo pas dasmës së tyre në Las Vegas dhe madje i dërgoi një buqetë të bukur me lule”, tha një burim për Hollywood Life. Burimi tregoi se Garner është e lumtur për çiftin e ri.

“Garner e do Lopez -in dhe është e lumtur me marrëdhënien që ajo dhe Affleck tani kanë. Ajo ka një ndikim të madh tek Beni dhe gjithçka që Garner dëshironte ishte që ai të ishte i lumtur, i shëndetshëm dhe një njeri i matur”, tha burimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat