Miku i mirë në ditë të vështirë, Brad Pitt-it nuk i ecën në dashuri, por e ka gjetur zgjidhjen!

Mediale Vip

Miku i mirë në ditë të vështirë, Brad Pitt-it nuk i ecën në dashuri, por e ka gjetur zgjidhjen!

Më: 31 korrik 2022 Në ora: 11:30
Brad Pitt

Miqtë tuaj mund t’iu kenë lidhur me dikë që njohin, por besojeni ose jo edhe Brad Pitt e ka lënë jetën dashurisë në duart e miqve të tij.

Mund të duket maksimalisht absurde por është e vërtetë.

“Miqtë e tij kanë rregulluar një takim për të. Kjo është mënyra e vetme që ai të takojë dikë, sepse ai nuk shikon në aplikacione takimesh apo nuk shkon në bare. Asgjë serioze nuk ka ardhur ende, por ai duket shumë më i hapur ndaj idesë për të pasur përsëri dikë të rëndësishëm në jetën e tij, që është një hap i madh. Divorci i tij ishte shumë i dhimbshëm, por ai është shëruar shumë dhe me të vërtetë duket se ndihet mirë”, tha një burim i afërt me Pitt për HollywoodLife.

Pak ditë më parë qarkulluan lajmet se Pitt kishte nisur një lidhje të re pas 6 vjetësh ndarjeje nga Angelina Jolie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat