Aktorja e njohur zbulon pritjen e ëmbël në ditëlindjen e saj

Mediale Vip

Aktorja e njohur zbulon pritjen e ëmbël në ditëlindjen e saj

Më: 31 korrik 2022 Në ora: 19:49
Gina Rodriguez dhe bashkëshorti Joe LoCicero

Ylli i “Jane the Virgin” ndau me të gjithë në rrjetet sociale lajmin se është në pritje të ëmbël. Gina Rodriguez dhe bashkëshorti Joe LoCicero janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Gina u takua me aktorin dhe luftëtarin MMA në xhirimet e serialit CW përpara se të lidhnin kurorë në maj të 2019-ës.

Rodriguez e zbuloi lajmin duke postuar një video me momentet më të bukura me LoCicero, madje edhe duke treguar testin e shtatzënisë:

“Kjo ditëlindje është ndryshe”,- ka shkruar ajo në postimin në Instagram.

Shumë mesazhe nga fansat, por edhe nga personazhe të njohur publikë kanë shkuar në adresë të aktores duke e uruar për pritjen e ëmbël.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat