Drake rezulton pozitiv për COVID-19

Mediale Vip

Drake rezulton pozitiv për COVID-19

Më: 2 gusht 2022 Në ora: 15:28
Drake

Drake u detyrua të anulonte shfaqjen e tij të shumëpritur në “Young Money Reunion” pasi rezultoi pozitiv për COVID-19.

Krijuesi i hitit të “God’s Plan” do të ndante skenën me Nicki Minaj dhe Lil Wayne të hënën mbrëma në qytetin e tij të lindjes, Toronto, Kanada.

Drake ua dha lajmin e keq fansave në një postim në InstaStory, duke thënë se doli pozitiv për virusin.

Reperi 35-vjeçar premtoi se do ta riplanifikonte shfaqjen në “datën më të shpejtë të mundshme”.

“Deri atëherë, shpresoj që të gjithë të qëndrojnë të sigurt dhe të shëndetshëm, ju dua të gjithëve”.

“Më vjen shumë keq që ju zhgënjeva në fundjavën tonë së bashku dhe në momentin që do të rezultoj negativ, do t’ju jap gjithçka që kam në skenë përveç COVID-it".

Chris Brown dhe Lil Baby performuan të premten në mbrëmje në Budëeiser Stage si pjesë e turneut të dyshes “One of Them Ones”.

Drake, Minaj dhe Lil Wayne më pas ishin planifikuar të performonin të hënën në mbrëmje.

Treshja së pari bashkëpunuan në këngën hit të vitit 2009 “BedRock” së bashku me Gudda Gudda, Tyga, Jae Millz dhe Lloyd.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat