Pasi e tradhtoi, Sebastian Bear-McClard po i lutet Emily Ratajkowski-t për një mundësi tjetër

Mediale Vip

Pasi e tradhtoi, Sebastian Bear-McClard po i lutet Emily Ratajkowski-t për një mundësi tjetër

Më: 4 gusht 2022 Në ora: 19:12
Sebastian Bear-McClard, Emily Ratajkowski

Prej kohësh në media po qarkullon lajmi se modelja Emily Ratajkowski po kërkon divorcin nga bashkëshorti Sebastian Bear-McClard. Supermodelja, me sa duket, i konfirmoi thashethemet se Bear-McClard e kishte tradhtuar, pasi ka bërë “like” disa postime negative në Twitter të shkruara për bashkëshortin e saj.

Tani, po raportohet se producenti po lutet për një tjetër shans nga Ratajkowski, por ajo nuk ka ndërmend ta falë.

"Sebastian po i lutet që t'i japë atij një shans tjetër," tha për Page Six një burim i afërt me Ratajkowski-n. "Kjo nuk do të ndodhë, sepse ajo bëri gërmimet e saj dhe zbuloi edhe më shumë gjëra që ai ka bërë pas shpinës së saj."

Thashethemet e ndarjes u përhapën në korrik kur Ratajkowski u pa në Nju-Jork pa unazën e saj të martesës, megjithëse Bear-McClard e mbante ende të tijën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat