Brad Pitt flet si rrallëherë publikisht për fëmijët e tij: Të mbushen sytë me lot

Mediale Vip

Brad Pitt flet si rrallëherë publikisht për fëmijët e tij: Të mbushen sytë me lot

Më: 4 gusht 2022 Në ora: 19:37
Angelina Jolie dhe Brad Pitt

Ai mund të numërojë me dhjetëra filma, por roli i preferuar i Brad Pitt është të qenit baba.

Mes lajmeve se vajza e tij 16-vjeçare Zahara do të shkojë në Kolegjin Spelman këtë vjeshtë, aktori nuk mund të mos tregonte se është shumë krenar për të, ndërsa fliste me gazetarët në premierën e Bullet Train në Los Anxhelos, më 1 gusht.

"Ajo është kaq e zgjuar," tha ai për Vanity Fair. "Ajo do të lulëzojë edhe më shumë në kolegj. Është një periudhë emocionuese dhe e bukur për të gjetur rrugën e saj dhe për të ndjekur interesat e saj."

Aktori, i cili ka Zaharën si dhe vajzat Shiloh, 16 vjeçe dhe Vivienne, 13, plus djemtë Maddox, 20 vjeç, Pax, 18 dhe Knox, 13 vjeç, me ish-bashkëshorten Angelina Jolie, vazhdoi të tregonte se sa shpejt po rriten fëmijët para syve të tij.

"Ku shkon koha, apo jo? Ata rriten shumë shpejt," vuri në dukje ai. “Kjo të mbush sytë me lot”.

Një gjë tjetër që e emocionon Brad? Të shikojë Shiloh duke vallëzuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat