Sot feston ditëlindjen bilbili i këngës shqipe, Ramadan Krasniqi – Dani

Mediale Vip

Sot feston ditëlindjen bilbili i këngës shqipe, Ramadan Krasniqi – Dani

Më: 5 gusht 2022 Në ora: 11:29
Ramadan Krasniqi – Dani

Prej mbretërve të muzikës shqiptare i cilësuar si nga publiku ashtu edhe nga kolegët, Ramadan Krasniqi – Dani sot ka lënë prapa gjashtë dekada të jetës së tij.

Bilbili i këngës shqipe, Dani sot po feston ditëlindjen e 64-të.

Vital, shumë elegant e vullnet, i gatshëm për të vazhduar , me bagazh prej më se 41 albumesh muzikore, me dhjetëra hite të pavdekshme, ditëlindja e 64-të Danin e gjen me shëndet e zemrën plotë me familje, nipa e mbesa.

Kush nuk e njeh më Ramadan Krasniqin-Danin, i lindur në Pejë, më 5 gusht të vitit 1958, i cili këndon me aq afsh e dashuri, duke u bërë i dashur dhe i adhuruar për pleq e të rinj dhe për çdo gjini.

Më 50 vjet punë, Dani që moti nuk është vetëm i Pejës dhe i Dukagjinit, por i mbarë njerëzimit, sepse zëri i tij arrin të depërtoj tek çdo njeri që ka pak shije dhe kritere për muzikë.

Me kontributin e tij në vazhdimësi, Dani edhe sot e tutje vazhdon karrierën, i orientuar në këtë sezon vere në dasma, ahengje e gëzime familjare.

Me krejt bagazhin e tij ndër dekada, Dani vazhdon të mbetet personalitet që shënon fuqishëm kohën e vet.

Në përvjetorin e ditëlindjes së 64-të, Dani sot ka marrë qindra mesazhe urimi, nga njerëz të thjeshtë, artist, miq, adhurues e ku nuk kanë munguar as urimet nga politikan të vendit.

Me dallim nga viti i kaluar i mbylljes pandemike, Danin, kjo sezonë e gjen të angazhuar më tepër se asnjëherë më parë në dasmat, ahengjet dhe gëzimet familjare shqiptare.

Edhe ‘RADIO 1’ i bashkohet urimit më të mirë për Danin.

“Jetofsh me shëndet edhe shumë e shumë vite. Të na dhurosh këngë siç di ti”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat