Ish-bashkëshorti reagon ashpër ndaj kritikave për aktoren e njohur: Marr qindra mesazhe urrejtjeje

Mediale Vip

Ish-bashkëshorti reagon ashpër ndaj kritikave për aktoren e njohur: Marr qindra mesazhe urrejtjeje

Më: 6 gusht 2022 Në ora: 20:01
Murat Dalkiliç, Merve Bolugur

Këngëtari i njohur turk, Murat Dalkiliç, ka reaguar shumë ashpër ndaj kritikave dhe komenteve për ish-bashkëshorten e tij, aktoren Merve Bolugur, me të cilën u divorcua në vitin 2017.

“Me çfarë të drejte shkruani ‘kjo vajzë është e çmendur? Me çfarë të drejte komentoni për jetën që ish-bashkëshortja ime Merve e jeton si të dojë, ndan me fansat e saj mënyrën se si jeton lirshëm, ndërsa çdo ditë, në të gjitha mediat, shikoj hashtagun #thisgirliscrazy (kjo vajzë është e çmendur). A nuk e dini se fatkeqësisht, një njeri mund të lëndohet vetëm nga komentet tuaja?

Uroj me gjithë zemër që ta kuptoni sa të rrezikshëm jeni dhe t’i jepni fund sa më parë”, – shkruan Dalkiliç në një postim të gjatë, me atë të cilit u drejtohet të gjithë ndjekësve në rrjetet sociale.

Ndër të tjera, këngëtari shton se i vijnë çdo ditë me qindra mesazhe urrejtjeje dhe të gjitha, për shkak të Merve Bolugur: “Sa i përket raportit tuaj me mua, fillimisht mendova se po bënit shaka, por ndjeva nevojën për të shpjeguar, sepse çdo ditë marr qindra mesazhe urrejtjeje...

Nuk do të përpiqem kurrë të justifikoj veten, sido që të jetë. Megjithatë, Merve mbante mbiemrin e familjes sime. Një ditë, nëse do të dojë, ajo do të shpjegojë arsyen e ndarjes sonë... Tani, me lejen tuaj, na lini ta jetojmë jetën si të duam ...”

Mesazhin e ish-bashkëshortit e ka ndarë me ndjekësit e saj, edhe aktorja Merve Bolugur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat