Pas akuzave nga miku i tij se e ka qëlluar me armë, A$AP Rocky fotografohet me Rihanna-n

Mediale Vip

Pas akuzave nga miku i tij se e ka qëlluar me armë, A$AP Rocky fotografohet me Rihanna-n

Më: 13 gusht 2022 Në ora: 06:31
A$AP Rocky me Rihanna-n

Edhe nëse janë të shqetësuar për betejën ligjore, A$AP Rocky dhe Rihanna fshehën më së miri këtë gjë gjatë takimit të tyre romantik në New York.

Prindërit e rinj u shfaqën në shijuan një natë romantike vetëm të dy super të merituar! Themeluesja e ‘Fenty Beauty’, e cila mirëpriti fëmijën e saj të parë me A$AP Rocky në maj, dëshmoi se stili i saj vazhdon të jetë i pakrahasueshëm.

Ajo dhe partneri i saj u shfaqën të veshur ‘casual’ gjatë takimit të tyre, ndërsa reperi mbante një shishe në dorë dhe në dukje një cigare në gojë.

Image
A$AP Rocky me Rihanna-n

RiRi tregoi format pas shtatzënisë me një fustan të zi, këmishë të bardhë, taka dhe syze dielli.

Dalja vjen pas problemeve ligjore për A$AP. Reperi i “Fashion Killa” është paditur për sulm me armë nga Terell Ephron AKA A$AP Relli.

Në prill, A$AP Rocky, emri i vërtetë i të cilit është Rakim Mayers, u vu në pranga dhe u akuzua për sulm me një armë vdekjeprurëse pasi u pa në Los Anxhelos pas pushimeve të tij me të dashurën, Rihanna.

Në zhvillimin e fundit të çështjes, A$AP Relli, emri i vërtetë i të cilit është Terell Ephron, pretendon se ai ishte viktimë e të shtënave në fjalë.

Avokatët e tij i thanë Rolling Stone se ai do të padisë reperin në një gjykatë civile për shkaktimin e “dëm të pariparueshëm në karrierën e tij në industrinë e argëtimit” si rezultat i ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat