Rita festoi ditëlindjen e burrit, por jo siç prisnim

Mediale Vip

Rita festoi ditëlindjen e burrit, por jo siç prisnim

Më: 19 gusht 2022 Në ora: 00:38
Taika Waititi dhe Rita Ora

Taika Waititi ka festuar ditëlindjen më 16 gusht.

Regjisori mbushi 47 vjeç dhe kjo ditëlindje e gjeti të martuar me këngëtaren shqiptare, Rita Ora.

Çifti thuhet se ka mbajtur një ceremoni private martesore pak ditë më parë. Ndërkohë le të rikthehemi te ditëlindja ku prisnim ndonjë darkë romantike ose party, fishekzjarre e alkool.

Por jo, Rita dhe Taika kanë festuar më thjesht se kurrë, të veshur me hoodie dhe në shoqërinë e dy miqve të tyre, James Cameron dhe bashkëshortes së tij.

Rita postoi një foto të tyre së bashku dhe një tjetër të bashkëshortit të saj Taika me një emoji në zemër dhe mbishkrimin: “Djali i ditëlindjes”.

Image
Taika Waititi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat