Loredana i jep një ‘urdhër’ vetes por vështirë që t’i bindet…

Mediale Vip

Loredana i jep një ‘urdhër’ vetes por vështirë që t’i bindet…

Më: 19 gusht 2022 Në ora: 06:39
Loredana Zefi

Loredana Zefi, është padyshim një ndër artistet më të pëlqyera nga publiku. Reperja ka arritur një sukses të madh në industrinë e muzikës ku gëzon dhe famë ndërkombëtare gjë që e bën artisten të jetë shpesh herë në qendër të vëmendjes.

Së fundmi artistja ka publikuar një foto në InstaStory ku shihet duke pirë duhan ku i jep një ‘urdhër’ vetes së saj:

“Ndalo së piri duhan Lori”

Image
Loredana Zefi/Instastory

Një ‘urdhër’ që mesa duket këngëtarja nuk e zbaton siç duhet.

Rikujtojmë se Lori është ndër reperet shqiptare më në zë në Europë. Përveç muzikës ajo ka bërë bujë ndër vite edhe për jetën personale. Flasim këtu për lidhjet dhe ndarjet me Mozzik, me të cilin ajo ka edhe një vajzë. Përmes një postimi në rrjete sociale, Loredana konfirmoi ndarjen e shumë komentuar nga Mozzik në verë.

Ajo shkruante se ata janë të dy shumë kokëfortë dhe nuk mund të kenë një marrëdhënie të shëndetshme. Reperja shkruante do t’i jetë përjetë mirënjohëse Mozzikut sepse i ka falur dhuratën më të bukur në jetë, Hanën.

Sa i përket jetës personale, Loredana ka rrëfyer gjatë një interviste të dhënë së fundmi se aktualisht është single por është e hapur edhe për një martesë tjetër, ashtu si edhe për fëmijë. “Kam kohë për gjithçka. Edhe të martohem prapë, edhe për fëmijë tjetër. Jam shumë e lumtur. Por, jo akoma nuk jam në lidhje”.-tha ajo.

Një vëmendje të madhe mori dhe shoqëria e krijuar mes Loredanës dhe Noizyit ku duket se janë kthyer në një dyshe të pandarë. Pak javë pasi sollën duetin e tyre të parë me titull ‘Heart Attack’, Noizy solli këngën e re me titull ‘Benzi i ri’ dhe reperja është pjesë e saj, thjesht si protagoniste e klipit.

Ajo nuk këndon por është shfaqur në video në disa sekuaenca. Loredana shihet krah Noizyt e veshur me të zeza dhe me syze, matchy-matchy si reperi, i cili po ashtu shihet i veshur me të zeza.

Loredana sqaroi se me Noizyn janë njohur nga Blerim Destani dhe kanë një shoqëri të mirë teksa nuk e përjashtoi mundësinë për një tjetër këngë. Ajo po ashtu do performojë në koncertin e tij ‘Alpha Shoë’ ku do këndojë *falas*, siç ka thënë vet ajo.

 “Na ka bashkuar Blerim Destani. Nuk jemi njohur kurrë më parë. Jemi takuar, jemi kuptuar dhe nuk ka patur asnjë problem. Shoqëria është super prej nesh. Pak më vonë mund të sjellim edhe ndonjë koncert tjetër. Do jem pa lekë absolutisht”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat