Michael Bublé, baba për herë të katërt

Mediale Vip

Michael Bublé, baba për herë të katërt

Më: 20 gusht 2022 Në ora: 20:00
Michael Bublé dhe bashkëshortja, Luisana Lopilato

Michael Bublé është bërë baba për herë të katërt. Këngëtari 46-vjeçar dhe bashkëshortja, Luisana Lopilato, kanë mirëpritur në jetë fëmijën e katërt – një vajzë, këtë të premte.

'Nga dashuria lind jeta, drita dhe ajo… e vogla jonë Cielo Yoli Rose Bublé. Më në fund, erdhe në jetët tona me 3.8 kg e tu. Faleminderit Zotit për këtë bekim të pafund, të duam shumë. Noah, Elias, Vida, mami dhe babi yt … ' – shkruan Bublé në foton e parë të vogëlushes që sapo ka përshëndetur botën.

Bashkë me lajmin e bukur, çifti ka ndarë edhe foton e parë, ndërsa duart e Lopilato dhe Bublé mbajnë këmbën e vockël të vajzës së sapolindur.

Në shkurt të këtij viti, çifti dhanë lajmin e pritjes së ëmbël me këngën ‘I’ll Never Not Love You’, ndonëse barku i rrumbullakosur i modeles 35-vjeçare ishte parë më herët nga paparacët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat