Vrasja në sheshxhirim, Baldwin: Kam punësuar hetues privat, nuk jam fajtor

Mediale Vip

Vrasja në sheshxhirim, Baldwin: Kam punësuar hetues privat, nuk jam fajtor

Më: 20 gusht 2022 Në ora: 20:36
Alec Baldwin

Kanë kaluar dhjetë muaj dhe ende është e paqartë ajo që ndodhi në sheshxhirimin e filmit “Rust” ku një person mbeti i vrarë. Këtë javë, FBI përmbylli një raporti me përfundimin se arma nuk shkrepet vetë pa një njeri që tërheq këmbëzën.

Sipas FBI arma pistoletë, që do përdorej për xhirim, kishte probleme të brendshme. Në intervistën e parë me CNN, aktori Alec Baldwin mohon që ta ketë tërhequr këmbëzën.

“Unë kurrë, asnjëherë, nuk kam thënë që arma u shkrep automatikisht. Gjithnjë kam thënë se tërhoqa armën, sa më larg që kisha mundësi. Kurrë nuk e mora armën që t’ ja drejtoja dikujt dhe më pas ta shkrepja”, shprehet aktori.

Teksa ende pret rezultatet e hetimeve të nisura nga Sherifi i Kontesë së Santa Fe, Baldwin thotë se ka punësuar edhe një hetues privat për këtë çështje. 

“Hetuesi privat, siç ndoshta ju e dini, nuk e ka pasur të vështirë të bashkëpunojë me stafin e sherifit të Santa Fe dhe ai person më ka thënë saktësisht dhe e citoj: Ne në departament, që prej janarit, e dimë që Alec nuk do të akuzohet për krimin”, shtoi ai.

Ende askush nuk është akuzuar për tragjedinë në sheshin e xhirimit, por Baldwin thotë se 2 njerëz janë përgjegjës: vajza që merret me armët, Hannah Gutierrez Reed dhe asistent regjisori Dave Halls.

Përmes avokatëve të tyre, ata akuzojnë Baldëwn për largim të fajit nga vetja. Për këto akuza, Baldwin thotë se janë pjesë e një raporti konfidencial hetimor. 

“Hannah Reed ja dha armën Halls dhe tha: Mos ja jep Alec deri sa të vij unë sheshxhirim, më duhet të bëj diçka tjetër njëherë dhe më pas erdhi aty e më dorëzoi armën”.

Alec Baldwin thotë se Hanah duhet të kishte kuptuar ndryshimin e një plumbi fals me atë realin, duke e provuar armën, siç bëhet gjithnjë para xhirimeve.  Ai ngre pikëpyetje edhe rreth furnizuesit me armë dhe municione për filmin “Rust”, Seth Kenney, i cili po ashtu është akuzuar.

Sipas një raporti të FBI, 150 plumba janë gjetur në sheshxhirim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat