Mateus Frroku vendos të flasë për dashurinë dhe vajzën që i ka rrëmbyer zemrën

Mediale Vip

Mateus Frroku vendos të flasë për dashurinë dhe vajzën që i ka rrëmbyer zemrën

Më: 20 gusht 2022 Në ora: 22:13
Mateus Frroku

Mateus Frroku, prej kohësh është në një lidhje dashurie për të cilën ka preferuar të mos flasë shumë dhe të mos japë detaje. Megjithatë, këtë të shtunë, i ftuar në ‘Part Time’, në Tv Klan, ai zbuloi se me vajzën që i ka rrëmbyer zemrën ka nisur bashkëjetesën.

Në rolin e ‘kamerierit’, Mateusi iu përgjigj edhe disa pyetjeve të shkurtra të Rudina Dembacajt, mes tyre edhe ato për partneren.

Pyetjes se kur do t’i japë fund beqarisë, Mateusi iu përgjigj se ende nuk ka ndonjë plan, por ai tashmë bashkëjeton me vajzën që i ka rrëmbyer zemrën, pa zbuluar më shumë detaje për të.

Ndërsa pyetjes nëse kanë në plan një bebe, ai tha: 'Ndoshta po, por nuk është në plan për momentin’.

Meqenëse iu kërkua të zgjidhte mes biondeve apo bruneve, Mateusi tha “duhet të them brune”, gjë që la të kuptohej se e dashura është brune, por ai gjithsesi ka pasur shumë qejf edhe biondet.

Kaq tha për momentin... Më shumë mbetet të presim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat