E cilësoi si “gabim”, Melisa Llesi i përgjigjet ashpër Andi Shehit: Më pëlqen kur më lutesh! Budalla, mendon se…

Mediale Vip

E cilësoi si “gabim”, Melisa Llesi i përgjigjet ashpër Andi Shehit: Më pëlqen kur më lutesh! Budalla, mendon se…

Më: 20 gusht 2022 Në ora: 22:50
Melisa Lleshi/ Andi

Dhe pse dyshja kanë patur zënka dhe keqkuptime mes njëri-tjetrit duke i pasqyrar kështu dhe në rrjetet sociale duket se kësaj herë ndarja mes tyre ishte përfundimtare. Andi ka treguar gjatë një interviste se lidhja mes tyre u bë toksike dhe se ziheshin shumë, kështu që vendosën t’i jepnin fund marrëdhënies.

Së fundmi ish-konkurrenti realizoi një bisedë virtuale me ndjekësit e tij, ku nuk munguan dhe pyetjet rreth jetës së tij sentimentale.

Andi u pyet nga ndjekësit nëse ka diçka që ai do të dëshironte ta kthente pas. Sipas tij çdo gjë ndodh për një arsye dhe është më mirë që të mësosh nga gjërat që ke humbur, duke iu referuar kështu dhe lidhjes së tij me Melisën.

Por nuk ka munguar as reagimi nga ana e Melisës. Ish-konkurrentja e Për’puthen ka publikuar në Instastory një kënge që i referohet një dashurie të shkuar.

“Budallai mendon se kam nevojë për të. Asgjë tek ty nuk më tërheq më. Të bëj bllok, të shmang tani. Por më pëlqen si dukesh kur më lutesh. Ti uron që unë të të mungoj, por ik tutje, largohu”- janë disa nga rreshtat e publikuar nga Melisa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat