Puthje e përqafime në publik/ Gerard Piqué nuk fshihet më, fotografohet në momente intime me të dashurën e re! Kush është 23-vjeçarja që ka ngjashmëri të frikshme me Shakirën

Mediale Vip

Puthje e përqafime në publik/ Gerard Piqué nuk fshihet më, fotografohet në momente intime me të dashurën e re! Kush është 23-vjeçarja që ka ngjashmëri të frikshme me Shakirën

Më: 20 gusht 2022 Në ora: 23:29
Gerard Piqué, Clara Chía

Gerard Piqué dhe e dashura e tij e re Clara Chía nuk fshihen më!

Futbollisti është fotografuar në momente intime me partneren e re që duket se ishte shkaku i ndarjes së tij me Shakirën.

Ka qenë ‘Socialité’ media që ka publikuar imazhet e para të Gerard Piqué me të dashurën e tij të re, Clara Chía. Në pamje shihet mbrojtësi i Barcelonës duke u përqafuar dhe duke shkëmbyer puthje me të dashurën e tij.

Imazhet janë shkrepur të premten në mbrëmje në Puigcerdà, specifikisht në koncertin e Dani Martin : “Kishte përqafime para të gjithëve,” thanë dëshmitarët . “Qëndrimi i tyre ishte i relaksuar, duke dhënë ndjesinë se nuk janë në një fazë fillestare”, shtojnë më tej burimet.

Por kush është Clara Chia?

Clara Chía është 23 vjeçe dhe është studente e Marrëdhënieve me Publikun. Ajo dhe Pique janë bashkë prej muajsh dhe ishin takuar në një lokal. Atje, furbollisti i ofroi Clara-s një punë. Po ashtu janë publikuar fotot e të resë, e cila ka një ngjashmëri me Shakirën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat