Dy muaj pasi doli nga spitali, Travis Barker sërish në gjendje jo të mirë shëndetësore! Ja çfarë ka ndodhur me partnerin e Kourtney Kardashian

Mediale Vip

Dy muaj pasi doli nga spitali, Travis Barker sërish në gjendje jo të mirë shëndetësore! Ja çfarë ka ndodhur me partnerin e Kourtney Kardashian

Më: 20 gusht 2022 Në ora: 23:51
Travis Barker, Kourtney Kardashian

Dy muaj pasi u shtrua në spital, bashkëshorti i Kourtney Kardashian, Travis Barker po përballet sërish me probleme shëndetësore.

Travis Barker ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Lajmin e bëri të ditur vetë bateristi i Blink-182, në një postim në Instagram, me një foto të tij të fundit në turneun “Mainstream Sellout” të Machine Gun Kelly,

“Covid ta shpif, më mirë të luaja në bateri”- shkruan ai.

Në qershor, Barker u dërgua me urgjencë në spital me gruan Kourtney Kardashian pranë tij. Rokeri më vonë zbuloi se ai kërkoi kujdes mjekësor sepse “kishte dhimbje torturuese” pas një endoskopie.

Më pak se një muaj më vonë, Barker iu bashkua MGK, përsëri në skenë në një shfaqje të mbushur me yje në Los Angeles për herë të parë që nga problemi i tij shëndetësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat