Orinda Huta pësoi një aksident ditë më parë dhe ka një thirrje për të gjithë

Mediale Vip

Orinda Huta pësoi një aksident ditë më parë dhe ka një thirrje për të gjithë

Më: 21 gusht 2022 Në ora: 17:43
Orinda Huta

Orinda Huta, ka pësuar aksident ditë më parë.

Këtë e bëri të ditur vetë ajo përmes ‘Instagramit’, shkruan lajmi.net.

Në postimin që ka ndarë ajo shkroi se po ngiste një scooter me shpejtësi të parrezikshme kur ra dhe është lënduar.

Ajo shkroi se lëndimi cdo ditë po shkon e po bëhet më keq dhe këto tri ditë e ka pasur shumë të vështirë të lëvizë dhe të kryejë obligimet ditore.

Ajo ka bërë thirrje që të bëjmë kujdes kur ngasim scooter sepse në rast aksidenti lëndimet mund të jenë edhe më serioze sa ky i Orindës.

Image

 

“Ndoshta nuk duket aq e tmerrshme por është shumë më keq seç duket. Të paktën ishte sepse ndodhi 3 ditë më parë dhe po përpiqem ta mjekoj sa më shpesh. Eci me shumë probleme dhe mezi luaj me Atarën. Shkaktar: scooter-i. Kështu që sa më shumë kujdes dhe avash. (Unë isha avash se mund të kisha përfunduar më keq)”, shkruan ajo

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat