Në vështirësi me shëndetin, Dafina Zeqiri anulon koncertet

Mediale Vip

Në vështirësi me shëndetin, Dafina Zeqiri anulon koncertet

Më: 21 gusht 2022 Në ora: 23:44
Dafina Zeqiri

Probleme me shëndetin për Dafina Zeqirin. Artistja kosovare tregoi se iu nënshtrua një operacioni në gju për shkak të një dëmtimi në ligamente. Megjithatë, këngëtarja ka theksuar se përballet vazhdimisht me probleme për shkak të gjurit.

Dhe, me sa duket, ky problem shëndetësor vazhdon ta shqetësojë ende. Në një postim në rrjetet sociale, Dafina tregoi se po shkon te doktori për të marrë kujdesin e duhur për gjurin.

Më pas, ajo tregon se është e “frikësuar” të takojë doktorin e saj duke shtuar se “Ai është shumë strikt dhe më vëzhgon çdo lëvizje. Ishalla s’na bërtet”.

Duket se ky problem shëndetësor e ka distancuar për disa kohë nga muzika artisten. Nga ajo që kemi mundur të mësojmë, Dafi ka anuluar disa koncerte, pikërisht për të pasur më shumë kohë dhe mundësi për t’u marrë me shëndetin e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat