Ka patur krisje mes tyre? Bora Zemani vendos pikat mbi “i” për raportet me Olsa Muhametin

Mediale Vip

Ka patur krisje mes tyre? Bora Zemani vendos pikat mbi “i” për raportet me Olsa Muhametin

Më: 22 gusht 2022 Në ora: 17:17
Bora dhe Olsa

Kohëve të fundit ka patur shumë zëra lidhur me raportet mes Bora Zemanit dhe Olsa Muhametit. Të shumta kanë qenë aludimet se marrëdhënia e tyre është krisur dhe nuk është më si më parë. Megjithatë, postimi i fundit i moderatores i tha të gjitha.

Olsa feston sot ditëlindjen dhe sigurisht nuk ka munguar një urim nga Bora e cila shkruan: “Edhe 100 vite të bukura për këtë vajzën këtu me të cilën çfarë nuk kemi kaluar e përballuar! Të dua Olsa Muhameti” 

Teksa e ka rishpërndarë postimin Olsa shton: “Dhe na kanë bërë më të forta!” Kështu ato vendosën një herë e mirë pikat mbi ‘i’ rreth raportit të tyre.

Bora ka konfirmuar se do prezantojë ‘Dancing with the stars’ këtë sezon teksa nuk dihet nëse do vijojë me ‘Për’puthen’. Sipas Olsës, ato e kanë lënë për të diskutuar në të ardhmen dhe i mbetet Borës ta vendosë. “Do ketë Për’puthen4 dhe do vijë tërësisht i ndryshuar. Nuk është vendosur ende nëse do jetë apo jo.  E kisha lënë për një darkë me Borën para se të shkoja te ‘Kepi i Tundimeve’, por nuk e hëngrëm. Tani jam gjithë kohës në punë. Kur të kthehem, do e diskutojmë. Vendimi nuk është marrë ende. Ne kemi pasur raporte përtej faktit që Bora hynte në program, unë bëja autoren e programit. Kemi shkëmbyer gjithmonë mendime bashkë. Ky është një vendim shumë i rëndësishëm që Bora duhet të ndërmarrë. Duhet të bisedojmë”.- tha Olsa javë më parë.

E pyetur nëse ka ndonjë krisje mes tyre, Olsa e mohoi kategorikisht duke u shprehur me superlativa për Borën. Ajo e vlerësoi si punëtore dhe dinjitoze. “Nuk ka asnjë krisje. Përkundrazi. Bora është një nga personazhet me të cilët kam punuar që gëzoj shumë respekt dhe është një gocë e veçantë. Ajo çfarë nuk ka përjetuar këtë vit dhe përpos të gjithave ishte në kulmin e saj. Por nuk ka reflektuar asgjë, asnjë ulje-ngritje. Ka ardhur në punë, ka dhënë maksimumin. Mund të bënte edhe pak show-of se është personazhi i momentit. Nuk e ka bërë në asnjë moment këtë. Nuk është vonuar kurrë. Është gocë punëtore dhe dinjitoze, nuk ka asnjë krisje mes nesh. Do jetë apo jo në Për’puthen le ta pleqërojmë këtë.”– u shpreh autorja e Për’puthen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat