Ka kryer sërish ndërhyrje estetike te buzët? Kylie Jenner i përgjigjet ndjekësit

Mediale Vip

Ka kryer sërish ndërhyrje estetike te buzët? Kylie Jenner i përgjigjet ndjekësit

Më: 22 gusht 2022 Në ora: 18:35
Kylie Jenner

Kylie Jenner dëshiron që fansat të mos spekulojnë më për buzët e saj: Është thjesht një filtër.

Ylli i Kardashians ndau një video me shoqen e saj Stassie Karanikolaou në TikTok dhe megjithëse shumë fansa e kanë komplimentuar dyshen, disa përdorues të TikTok komentuan buzët më të sfryra se zakonisht të Kylie – gjë që e shtyu atë t’i përgjigjej njërit në veçanti. “Buzët, ju lutem,” komentoi një përdorues, të cilit Kylie iu përgjigj: “Është filtri po ik.”

Pasi spekulimet se ajo ka bërë ndërhyrje estetike te buzët e saj nisën fillimisht në vitin 2015, Kylie foli për mbushësin e buzëve e saj në një episod të ‘Keeping Up With the Kardashians’. “Unë kam mbushës të përkohshëm buzësh, është thjesht një pasiguri e imja,” ndau ajo në episodin e majit 2015. “Dhe kjo është ajo që doja të bëja. Të gjithë na kritikojnë. Dua ta pranoj, por njerëzit janë kaq të shpejtë për të më gjykuar për gjithçka, kështu që mund të mos e kem thënë të vërtetën, por nuk gënjeva.”

Në qershor 2021, 25-vjeçarja – e cila ka vajzën 4-vjeçare Stormi dhe një djalë 6-muajsh me Travis Scott- gjithashtu tregoi kritikat që mori nga një djalë pas puthjes së parë.

“Një djalë më tha, ‘Oh, Zot, ti puth kaq mirë, por ke buzë kaq të vogla”, tha Kylie gjatë ribashkimit të ‘Keeping Up With The Kardashians’. “Që atëherë e tutje, u ndjeva keq. E kam patur shumë të vështirë. Kur një djalë që ju pëlqen e thotë këtë, nuk e di, thjesht më ka ndikuar vërtet. Unë thjesht nuk u ndjeva e dëshirueshme apo e bukur.”

Ylli i “Life of Kylie” vazhdoi: “Kisha një pasiguri sepse ky djalë më tha diçka një herë. Më pas u fiksova me grimin sepse lyeja buzët e mia dhe kjo më bëri të ndihesha e sigurt.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat