Me daljen publike me të dashurën e re, Pique shkeli marrëveshjen me Shakiran

Mediale Vip

Me daljen publike me të dashurën e re, Pique shkeli marrëveshjen me Shakiran

Më: 22 gusht 2022 Në ora: 18:45
Pique, Shakira

Shakira thuhet të jetë shumë e zemëruar me ish-burrin e saj, Gerard Pique, për daljen publike me të dashurën e re.

Futbollisti spanjoll është fotografuar duke e puthur me pasion studenten 23 vjeçare, Clara Chia Marti, në festivalin ‘Summerfest Cerdanya’ të Katalunisë.

Dalja publike e 35-vjeçarit me partneren e re vjen tre muaj pas ndarjes nga këngëtarja 45 vjeçare, me të cilën ka dy fëmijë.

Clara punon në kompaninë e mbrojtësit të Barcelonës, Kosmos, në zyrën për Marrëdhëniet me Publikun – ka thënë një burim për The Sun, duke shtuar se ata kanë qenë në lidhje disa muaj para se të merrej vesh, ndërsa kanë arritur ta mbajnë të fshehtë marrëdhënien e tyre.

Shakira dhe Gerard njoftuan në qershor për përfundimin e lidhjes së tyre 11 vjeçare. Ata janë prindër të dy djemve bashkë, Milan (nëntëvjeçar) dhe Sasha (shtatëvjeçar).

E dashura e re e Gerard Pique, Clara Chia Marti (Foto: Instagram/(Foto: Isntagram/clara.chiamartii)

Këngëtarja kolumbiane është e hidhëruar me ish-bashkëshortin e saj që ka dalë menjëherë në publik me të dashurën e re.

Sipas burimeve, ata kanë pasur një marrëveshje që të mos dilnin me partnerët e rinj në vitin e parë të ndarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat