I vodhi bizhuteritë me vlerë 10 mln $, burri që grabiti Kim Kardashian nuk shpreh pendesë

Mediale Vip

I vodhi bizhuteritë me vlerë 10 mln $, burri që grabiti Kim Kardashian nuk shpreh pendesë

Më: 22 gusht 2022 Në ora: 19:55
Younis Abbas dhe Kim Kardashian

Younis Abbas ishte në mesin e të arrestuarve për gravitjen e Kim Kardashian, ngjarje që ndodhi në vitin 2016 në Paris. Më 2 tetor, pesë burra të veshur si oficerë policie hynë në rezidencën ku po qëndronte ylli i famshëm për Javën e Modës në Paris.

Ajo u mbajt nën kërcënimin e armëve dhe e lidhën përpara se të hidhej në vaskë ndërsa grabitësit i morën bizhuteritë e saj me vlerë 10 milionë dollarë. 68-vjeçari kaloi 22 muaj në burg dhe tashmë është liruar dhe thotë se nuk ndihet fajtor për atë që ka bërë.

Abbas shkroi një libër me titull “Kam rrëmbyer Kim Kardashian”, fakt i jetës së tij që e bëri atë të njohur gjerësisht. Abbas foli për Vice News për grabitjen dhe pengmarrjen e personazhit të famshëm televiziv, ku tregon dhe pse e bëri këtë veprim.

“Meqenëse ajo po hidhte para, unë isha atje për t’i mbledhur dhe kjo ishte. Ata duhet të jenë pak më pak të ekspozuar ndaj njerëzve që nuk mund ta përballojnë atë. Për disa njerëz, është provokuese”, tha Abbas, i cili kreu 22 muaj burg për grabitjen por u lirua për shkak të probleme shëndetësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat