Einxhel dhe Dagz publikojnë portretin e parë familjar: Kemi ngurruar ta ndajmë këtë lajm

Mediale Vip

Einxhel dhe Dagz publikojnë portretin e parë familjar: Kemi ngurruar ta ndajmë këtë lajm

Më: 22 gusht 2022 Në ora: 20:10
Einxhel dhe Dagz

Pas shumë lajmeve në media, Einxhel Shkira dhe DJ Dagz konfirmuan një javë më parë se do të bëhen prindër për herë të parë. Përmes një videoje emocionuese, Einxhel tregoi barkun e rrumbullakosur.

Ndërsa pak më parë, moderatorja ka publikuar një foto të re, që ajo e quan portretin e parë familjar, së bashku me disa fjalë të ndjera.

“First family portret! Ka kaluar një javë tashmë nga dita që e ndamë gëzimin tonë me ju dhe nuk kam mundur dot t’ju përgjigjem të gjithëve sepse telefonat tanë janë bllokuar nga dashamirësia e mesazheve tuaja! Kemi ngurruar ta ndajmë këtë lajm, por ata që janë vetë prindër tashmë mendoj na kanë kuptuar pse… megjithatë s’e kemi pritur këtë gëzim kaq të madh tuajin për këtë lajm. Na keni surprizuar e zbukuruar këtë moment me dashurinë dhe pozitivitetin që na keni përcjellë në çdo lloj mënyre. Me këtë çast të lumtur tonin, nga thellësia e zemrës duam t’ju falënderojmë për çdo fjalë të dashur në urimet tuaja për familjen tonë të re, por mbi të gjitha për krijesën tonë të çmuar që me sa duket e dashkan aq shumë dhe mezi po e presin bashkë me ne. Kur të rritet do t’i tregojmë se sa shumë njerëz janë gëzuar e kanë qarë nga lumturia që ai/ajo do të vijë në jetën tonë. Ju përqafojmë fort virtualisht të gjithëve and we love you!” ka shkruar Einxhel.

Urimet për çiftin kanë vërshuar sërish në komente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat