“Më ike në ditën që më linde mushe”, Flori Mumajesi prek me postimin për nënën e tij të ndjerë

Mediale Vip

“Më ike në ditën që më linde mushe”, Flori Mumajesi prek me postimin për nënën e tij të ndjerë

Më: 23 gusht 2022 Në ora: 08:51
Flori Mumajesi

Flori Mumajesi ka kujtuar nënën e ndjerë përmes një postimi prekës.

Lajmi për ndarjen nga jeta të së ëmës, u bë me dije në shkurt të vitit të kaluar, mirëpo, këngëtari ka zbuluar përmes këtij postimi, se e ka humbur atë në ditën e lindjes së tij ndërsa thotë se “nuk e di a është më ditëlindja ime në datën 23”.

“Nëpërmjet muzikës kam ndarë ndër vite copëza shpirti, prej kohësh nuk e bëj më, mbase prandaj e ndjeva kaq të nevojshme ta ndaja edhe aq shpirt sa më ka mbetur me këtë foto dhe pikërisht sot! Sot u zgjova djersitur dhe sa bëra të çohem nga krevati më erdhi era Loke, era mushe, era mam, era që më ka rritur, era jetë, era që vdisja ta nuhasja duke zhytur kokën në qafë, era më e mirë në botë.

Më mungon është pak ta them, çdo ditë të kam para syve si luftove duke më shtrënguar dorën deri në frymën e fundit. Asnjë urim s’ma mbush dot shpirtin kur s’e kam një telefonatë nga ty, një mesazh! Më ike ditën që më linde mushe, nuk e di a është më ditëlindja ime në datën 23”, ka shkruar Flori.

Image
Postimi i Flori Mumajesit
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat